Pas reagimeve të shumta në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, ka ardhur edhe reagimi i kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni. Përmes një postimi në “X” Meloni ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
Më tej Meloni thekson se Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe “motra” ndërsa shton se ata janë të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike. Kryeministrja italiane më tej shkruan se kjo lidhje strategjike është e sigurt që do ta forcohet edhe më shumë.
“Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, urimet më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe “motra”, të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike. Është një lidhje strategjike, të cilën jam e sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë. Punë të mbarë President,” shkruan Meloni.