Blendi Kajsiu thotë se nuk e kupton pozicionin e njerëzve në PD, që duken shumë të gëzuar me ardhjen e Trump në Presidencë. Kajsiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se Rama ngjan shumë me Trump dhe se pritet të kenë marrëdhënie shumë të mira!
“Marrëdhënia e Trump me Edi Ramën? Për mua ngjajnë shumë, në mënyrën se si menaxhojnë partinë. Njerëzit që rrethohen, nga servilë dhe adhuruesit. Mendoj se Rama me Trump do të kenë një marrëdhënie jashtëzakonisht të mirë, shumë frytëdhënëse për Ramën. Rama ka marrëdhenie të mirë me Melonin, me Orban, siç ka edhe majtas.
Rama nuk ka probleme ideologjikë në ndërtimin e marrëdhëniesve politike, është pragmatist. Ka çfarë të ofrojë Trump, jo vetëm Sazanin, por edhe gjëra të tjera në kuptimin e gjeopolitikës së rajonit. E ka shumë më të lehtë të rreshtohet me Trump përballë Albin Kurtit, që i bën punë politikisht Trumpit.