Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, përmes së cilës, i bën thirrje të rinjve të zgjedhin Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit.
Në videon e ndarë në rrjetin social Facebook, të rinjtë e angazhuar në sektorin e hoteleri turizmit, u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre të zgjedhin Arsimin Profesional.