Qarku i Korçës është zgjuar mëngjesin me reshje dëbore, të cilat kanë qenë prezente në lartësitë mbi 1300 m dhe vijojnë akoma.
Në Dardhë dhe Voskopojë, raportohet se trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-10 cm. Reshjet nuk kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve por drejtuesit duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Ndërkohë një pjesë tjetër e qarkut të Korçës prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta.