Korporata Energjetike e Shqipërisë ka filluar që nga mëngjesi i sotëm të ofrojë sasi energjie për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për të përballuar situatën e krijuar me njësitë prodhuese të energjisë në Kosovë.
Kjo vjen si vijim i marrëveshjes së shkëmbimit dhe marrëdhënieve te bashkëpunimit midis dy korporatave. KESH do vazhdoje te ndihmojë deri në mbremje KEK, edhe ne ditet në vijim nëse do të ketë nevojë.
Ende nuk ka shifra se sa megavat do t’i transferohet Kosovës nga Shqipëria.