Komuniteti politik evropian mban një takim sot në Budapest, ku merr pjesë edhe Rama. Liderët e Francës, Britanisë, Turqisë, Ukrainës e të Ballkanit do diskutojnë për sigurinë europiane dhe rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Rama është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Temë tjetër diskutimi do të jetë konflikti në Lindjen e Mesme, emigracioni i paligjshëm, siguria ekonomike apo energjia.

BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme, Josep Borrell.