Në Komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, po diskutohet në parim projektligji “Për Buxhetin e Vitit 2025” me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për buxhetin për Kulturën, Blendi Gonxhja.

“Kemi bërë punë të mirë në ngritjen e një institucioni i cili është model i politikbërjes dhe administrimit. Një nga ndërhyrjet që kemi bërë në planifikimin e buxhetit është ulja me 18.2% e fondeve për administrim dhe menaxhim të sektorëve që mbulojmë. Në këtë projektbuxhet do të forcojmë një kuadër makroekonomik realisit. Projektbuxhet që i jep vëmendje, artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Na gëzon fakti që kemi rritje të tavanit buxhetor për artin dhe kulturën mbi 4%. Mbështetje buxhetore, 571 milion lekë për programet tona.

Nga totali i investimeve 4.35 mld lekë të MEKI, 40% të totalit shkojnë për programet e kulturës. Synojmë rritjen e aksesit në kulturë, zgjerimi dhe përmirësimi i tregjeve kulturore, zanati, zejeve etj.

Program i granteve kulturore, mbështet artistët, organizatat kulturore, nxitje të talentit, mbështesim artistët, për 2025 synojmë mbështetje të artistëve dhe organizzatave kultutore”.