Dikur ishte një ndër aktorët më të dashur dhe më në formë të Hollivudit, por jeta në Rusi duket se i ka dalë disi nga duart Steven Seagal, i cili duket mbipeshë në fotot e tij të fundit.

Fotot nga një dokumentar i sapo publikuar i ish-yllit të filmave aksion po bëjnë xhiron e rrjetit dhe Seagal duket se ka arritur peshën mbi 145 kg që kur nisi të jetonte në Moskë.

Imazhe të tilla Seagal duket se ka tentuar t’i fshehë pasi në rrjetet sociale ka publikuar vetëm foto nga gjoksi e sipër.

Imazhet e fundit kanë rrjedhur nga një dokumentar propagandistik rus 30 minutësh për luftën e Ukrainës. Dokumentari i publikuar më 10 tetor titullohet “Në emër të drejtësisë” dhe është i disponueshëm publikisht në faqen ruse Smotrim.ru, e operuar nga transmetuesi shtetëror rus VGTRK.

Figura e 72-vjeçarit ka ndryshuar në mënyrë drastike në krahasim me vitet ’90 kur ai u shfaq jo vetëm në dy filmat “Under Siege”, por edhe në filma të tjerë aksion.