Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme takimin me shqiptarët në Londër, në kuadër të turit të diasporës. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se kjo është rruga drejt Shqipërisë 2030.

“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, shkruan Rama.

Ky është takimi radhës me diasporën, ndërsa për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve.

Më herët, kryesocialisti Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA.