Gazetari Adriatik Doçi zbuloi detaje të reja lidhur me arrestimin dhe hetimin e ish- presidentit të Republikës, aktualisht presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në qelinë e paraburgimit të 313-ës.

Gazetari Adriatik Doçi zbuloi në për gazetarin Arbër Hitaj atë që e quajti dosje shantazhuese që Berisha i kopsiti Metës në vitin 2009 para se të bënin koalicion  për aferë korruptive me blerjen e një vile në Golem.

Në vitin 2009, para se të bëhej qeveria, Berisha ka bërë një dosje shantazhuese për Metën duke vënë në lëvizje disa institucione. ILDKPI ka bërë një hetim në atë kohë të lëvizjeve financiare të Metës ku ka konstatuar se nuk është deklaruar 300 mijë euro shitja e vilës të cilën e kishte e blerë 60 mijë euro.

Dhe ka vendosur në lëvizje drejtorinë për parandalimin e pastrimit të parave duke i kërkuar që ta mbante nën monitorim të zgjeruar Ilir Metën.

Dosja e bërë nga institucionet e Berishës. Meqë iu bashkua Berishës disa muaj më pas, dosja mbeti në sirtaret e institucionee ligjzbatuese. Dosja kishte të bënte me lëvizjet e parave cash.

Edhe Meta kishte një element shantazhues kur e demonstroi në mars 2015 kur Berisha i kërkoi të jepte dorëheqje, për rastin CEZ- DIA, Meta i tha nuk jap dy herë dorëheqje për Shkëlzenin dhe deklaroi se kishte një video për Shkëlzenin. Dyshohet se është një video ku Shkëlzen Berisha bashkë me një personazh tjetër pranë Metës paraqitej vazhdimisht në zyrën e Dritan Priftit për të kërkuar aferë korruptive.

Dhe Prifti, sic kishte natyrën e tij, i ka përgjuar si Metën dhe Shkëlzen Berisha. Kjo video kur u zbërthye laptopi i Dritan Priftit për aferën Meta- Prifti është rekuperuar nga hetuesit dhe ka rënë në duart e Metës dhe Spartak Brahos. Po ta kujtosh në atë kohë, Meta e Brajo kërcënuan Berishën se do e jepnin videon në monitorin e parlamentit. Dhe që atëherë nuk ka një përplasje mes Berishës dhe Metës për shkak të materialeve të ndërsjellta shantazhueshe ndaj njëri tjetrit”, tha ai.

Doçi thotë se çifti Meta-Kryemadhi kanë pasur si bankomat nënën e Monikës dhe shoqen e saj, Ema Çoku.