Një video parodi po qarkullon në mediat sociale, duke e marrë me humor arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, i njohur nga publiku edhe me nofkën “Like,” shkurtim i emrit “Ilir.”

Parodia përpunon këngën e njohur popullore “Qaj Maro, qaj moj bijë” në “Qaj Like, qaj lirinë,” duke ironizuar situatën e tij të fundit.

Me një tekst të përshtatur që ngjan si një këngë vajtimi, videoja ka ngjallur të qeshura dhe komente të shumta, ndërsa tingujt e këngës shoqërojnë rrëfimin komik për humbjen e “lirisë” së tij.

@gazetatema Qaj Like, qaj lirinë – Parodia ndaj arrestimit të Ilir Metës #viral_video #viraltiktokvideo ♬ original sound – Gazeta TemA