Moti i ngrohtë dhe qetësia që karakterizon qytetin e Pogradecit, po tërheqin fluks të lartë qytetaresh edhe gjatë vjeshtës.

Vizitorët ditorë, ose ata që kalojnë një fundjavë janë të shumë dhe strukturat akomoduese janë plotësisht të rezervuara.

Ofertës turistike të Pogradecit i është shtuar edhe Parku Kombëtar i Drilonit, tashmë i rivitalizuar.

Vjeshta ka sjellë në Pogradec edhe grupe vizitorësh të huaj, të cilët vijnë kryesisht nga vendet e Evropës.

“Parku është shumë mirë, shumë i bukur dhe relaksues në të njëjtën kohë. Ndoshta në verë kur është edhe ngrohtë, duket që është një vend shumë i mirë për t’u vizituar.”

Paketat e përbashkëta turistike mes operatorëve të Pogradecit dhe atyre në vendet fqinje, kanë tejmbushur me turistë të huaj qytetin liqenor.