“Administrata e zotit Biden po përpiqet të përshkallëzojë situatën në maksimum, ndërsa ende e ka pushtetin dhe është ende në detyrë,” tha ligjvënësja ruse, Maria Butina.
“Unë kam një shpresë të madhe që (Donald) Trump do ta tejkalojë këtë vendim, nëse është marrë, sepse ata po rrezikojnë seriozisht fillimin e Luftës së Tretë Botërore, gjë që nuk është në interesin e askujt”, tha ajo.
Koha YouTube Channel
Zyrtarët rusë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Perëndimi po luan me zjarrin duke sprovuar kufijtë e asaj që një fuqi bërthamore mund ose nuk mund të tolerojë.
Presidenti Putin e ka ndryshuar doktrinën bërthamore të Rusisë për të thënë se çdo sulm konvencional ndaj Rusisë i ndihmuar nga një fuqi bërthamore, mund të konsiderohet si një sulm i përbashkët ndaj Rusisë.
Në fund të tetorit, Presidenti Putin tha se ministria e tij e Mbrojtjes po punonte në mënyra të ndryshme për t’u përgjigjur nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s e ndihmojnë Ukrainën të godas thellë në territorin rus me raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi ( marrë me shkurtime nga Zëri i Amerikës).