Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e emigrantëve shqiptar në Britani, për zgjedhjet parlamentare të 2025. Ai tha se shqiptarët duhet të largojnë me votë opozitën.

‘Fare hapur ju them ju dhe gjithë shqiptarëve kudo janë se pranverën e ardhshme e dua votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë edhe më shumë krenar në sytë e botës e për të bërë Shqipërinë edhe më të mirë, për të gjithë fëmijët, edhe të atyre shqiptarëve që ishin sot të verbuar e të keqkuptuar.

Së bashku me ata pak që ishin futur sot këtu si diversantë që nuk janë fajtor sepse përgjegjësinë e kanë ata që me votë duhet t’i tregoni pranverën e ardhshëm që duhet të largohen nga oborri i mexhelisit tonë’, tha ai.