Bernard Hulme, një emigrant shqiptar i cili prej vitesh jeton në Londër së fundmi është bërë pjesë e Big Brother VIP 4.

Mengjesin e sotëm ai ka treguar pak për familjen e tij teksa ka shtuar se njërën nga vajzat nuk e ka biologjike por të adoptuar.

Berbardi rrëfeu se vajza e tij e madhe ishte e ish-gruas së tij, dhe kur e ka takuar për herë të parë ka qenë vetëm 3-vjeç.

“Vajza ime e madhe nuk është vajza ime biologjike, është vajza e ish-gruas time, se jam i divorcuar dhe nuk kishte rrugë tjetër,” tha ai ndërsa shtoi se vogëlushja e asaj kohe ia kishte “vjedhur zemrën” që në momentin e parë që e kishte takuar.

“Ma vodhi zemrën, shpirtin,të gjitha, ishte 3 vjeç e gjysëm kur e kam takuar.”

Ndër të tjera banori tregoi se e ka marrë nën kujdestarinë e tij vajzën e ish-bashkëshortes vetëm 1 vit pasi kishte lindur vajza e tyre biologjike.

“1 vit pasi lindi vajza tjetër bëm dokumentat se doja që kjo të ishte një gjë natyrale,” tha ai.