E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn shprehu dje mbështetjen për reformën në drejtësi ndërsa politikës i përçoi mesazhin e fortë se të gjithë do të japin llogari pavarësisht posteve që mbajnë.

Në konferencën që dje shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP), VanHorn vlerësoi punën e vettingun për gjyqtarët dhe prokurorët. Diplomatja amerikane theksoi se kjo reformë po bën një ndryshim të prekshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi dhe kjo vazhdon edhe sot në disa vende. Komisionerët kanë bërë sakrifica të mëdha si profesionale. Edhe vetjake. Kanë marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për t’u përballur me hakmarrjen për këto vendime. Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju. Festojmë këtë gur kilometrik të shkëlqyer të arritjeve të organeve të vetingut sot. Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016. Kjo është falë punës suaj”,-theksoi ajo.

Teksa përgëzoi punën që është bërë deri më tani nga institucionet për personat e korruptuar në politikë e drejtësi, ajo tha se prokurorët dhe hetuesit në SPAK po luftojnë për të sjellë në gjykatë bosët e krimit dhe figura të korruptuara politike. Ajo vuri në dukje se procesi i vetingut nuk ka mbaruar. VanHorn tha se kërkesa e popullit shqiptar për llogaridhënie dhe transparencë, për drejtësi dhe barazi është po aq e fortë sot sa ishte në vitin 2016. “Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe kjo do të vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju”,- u shpreh VanHorn.

Ajo vuri në dukje sakrificat dhe guximin e komisionerëve, të cilët tha se kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për t’u përballur me hakmarrjen lidhur me vendimet jopopullore që kanë marrë. Sa i takon reformës në drejtësi, VanHorn tha se shumë e kanë refuzuar, ndërsa vlerësoi punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) duke thënë se po përpiqen që të gjykojnë bosët e krimit dhe zyrtarët e lartë të korruptuar. E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri theksoi se kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi mbetet po aq e fortë sa në vitin 2016, kur u miratua. Vazhdoni me luftën kundër korrupsionit, ishte mesazhi i qartë i saj, duke thënë se SHBA e kanë në krah gjatë këtij rrugëtimi.

“Ju keni ndërtuar institucione të reja të drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Tani është thelbësore që ato të përdoren në mënyrë efikase, të pavarur dhe të paanshme”,- u shpreh ajo, duke nënvizuar nevojën për të vijuar me luftën kundër përpara pavarësisht pengesave. E dërguara e SHBA ja bëri të qartë politikës se Uashingtoni është krah SPAK.

Ajo inkurajoi prokurorët të vijojnë goditjet pavarësisht se kë kanë për ballë.

“Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figura të larta të korruptuara. Ju nxis të gjithëve ju, që ndodheni sot, që të ndiheni krenar për të këto arritje. Mbetet më shumë për të bërë, ju keni ndërtuar institucionet të reja të drejtësisë në emër të popullit shqiptar. E rëndësishme t’i përdorni në masën e duhur, duhet të jeni efikasë, të pavarur dhe të paanshëm. SPAK duhet të vijojë të hetojë rastet më të rëndësishme të korrupsionit, duke bërë që të japin llogari ata që kanë abuzuar me pushtetin pavarësisht postit. Mbetet më shumë për t’u bërë. Duhet të jeni të pavarur dhe të paanshëm. Shtetet e Bashkuara ju mbështesni të vijoni kështu”,-deklaroi VanHorn