Prokuroria e Posaçme, SPAK, sekuestroi sot (6 dhjetor 2024) telefonin e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Agjentët e Byrosë kombëtare të hetimit kanë pasur në dorë një vendim të GJKKO-së, Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e telefonit kur janë paraqitur mëngjesin e sotëm, në banesën e çiftit Veliaj tek ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.
Të njëjtat burime sqarojnë se nuk është ushtruar asnjë kontroll në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, por disa agjentë kanë shkuar tek selie e galerisë ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku dhe kanë ushtruar kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi informon se kontrollet në galerinë ku Ajola Xoxa figuron bashkëthemeluese dhe sekuestrimi i telefonit të saj është bërë në kuadër të hetimit pasuror të nisur disa muaj më parë nga prokurori Ols Dado./shqiptarja.com