Ish kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD-së ka ndërmarrë këto një fushatë të paprecedentë baltosjeje dhe sulmi verbal ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Nuk mjaftoi të publikonte foton e bashkëshortes së Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK, por në profilin e tij në facebook ka publikuar një video të animuar të realizuar me inteligjencë artificiale me qëllim denigrimin e figurës së kreut të SPAK.

Çfarë shihet në video?
Bëhet fjalë për një video të përgatitur me Inteligjencë Artificiale ku kryeministri Rama dhe kryeprokurori Altin Dumani janë vendosur në kokat e dy personazheve të animuara të serialit për fëmijë “Tomy dhe Jerry’ . Edi Rama është vendosur në trupin e maces Tomy, ndërsa Dumani është vendosur në trupin e qenit, duke e përshkruar si një “qen të lidhur me litar për qafë nga Edi Rama”, vijim kjo i sulmit denigues që Berisha ka bërë ndaj Dumanit, kreu i SPAK që e mori të pandehur për korrupsion për aferën e kompleksit Partizani.

Pse u shtua kjo fushatë baltosjeje
Fushata publike e baltës së Sali Berishës ndaj Altin Dumanit po shtohet edhe më shumë pasi kreu i SPAK mori një çmim botëror nga Sekretari Amerikan i Shtetit.

Sali Berisha ka shtuar fushatën e baltës dhe të sulmit verbal ndaj Altin Dumanit, kreut të SPAK I cili pak ditë më parë u vlerësua nga Departamenti Amerikan i shtetit si një ndër 10 kampionët e luftës kundër korrupsionit për 2024.

Dekorata iu dha Dumanit më 9 dhjetor pikërisht nga sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i cili tre evite më parë e shpalli Sali Berishën ‘non grata’ për përfshirjen në veprime korruptive dhe përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij, familjarëve dhe aletatëve.

Demokratët kundër Berishës

Por për këtë fushatë baltosjeje Berisha ka dhe zëra publikë kundër tij.

Deputetja dhe shkrimtarja Flutura Açka, ka bërë një reagim publik dhe thotë se distancohet nga ajo video e turpshme e hedhur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha të cilën e turpëron. Ndaj si demokrate distancohem publikisht prej saj dhe pres edhe të tjerë demokratë të bëjnë të njëjtën gjë

“A mundet në një demokraci të shëndetdhme që një pushtet (politika) të marrë guximin të përtallë një pushtet tjetër (drejtësia) kur të dy kanë përgjegjësi tē lartë kombëtare?”

Militantët kanë bërë like dhe simbolin e të qeshurës, ndërsa mjaft të tjerë komentues janë distancuar nga kjo video

“Je ber per te ardhur keq dhe nje 5 vjec me serjoz eshte paske rrjedhur fare” shkruan Geni

“Uroje Dumanin per fitoren nga Departmenti Amerikan kunder korrupsionit! shkruan Alfredi

“Ik ore se le nam. Je bër si Qazim Govori” shkruan nje tjeter

Cdo ditë e më tepër po rritet alarmi për përdorimin e Inteligjencës Artificiale me qëllim mashtrimin e votuesve kur kanë mbetur vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përdorimi i Inteligjencës artificiale po kthehet në një rrezik shumë të madh. Me një telefon smart dhe pak imagjinatë, mund të krijohen material të rremë – por bindës – me qëllim të mashtrimit të votuesve. /Shqiptarja