Avokati Edmond Petraj tha se Sali Berisha do të lërë jashtë listës së deputetëve Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin. I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV zoti Petraj tha se Sali Berisha në këto zgjedhje do krahë në këto zgjedhje, por Bardhi dhe Noka për të tani janë një barrë më shumë.

“Opozita po përgatit një lidership të ri ku klasa e vjetër po përjashtohet. Unë mendoj që lista e deputetëve të Sali Berishës, do të ketë jashtë Nokën dhe Bardhin. Këto dy njerëz janë në luftë sot me njëri-tjetrin, për atë që SPAK ka nisur hetimet për përfitime të paligshme. Berisha do krah, nuk do më barrë, ndaj nuk i shikoj pjesë të listës së Berishës”, u shpreh avokati Edmond Petraj në Dritare TV.