Erion Braçe i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV tha se dukshëm kryebashkiaku Erion Veliaj, është në fokus të sulmeve të kundërshtarëve por jo vetëm.
Zoti Braçe tha se Veliaj nuk është drejtues politik i qarkut të Tiranës por kjo sipas tij, nuk është një goditje për kryebashkiakun. Kjo lëvizje tha zoti Braçe, vjen për shkak se qarku i Tiranës, është shumë i madh dhe i rëndësishëm, ndaj një drejtues politik nuk mjafton.
Roland Qafoku: A është Erion Veliaj drejtues politik i Tiranës?
Erion Braçe: Jo. Tirana ka tre drejtues Qarku dhe ata janë Ogerta Manastirliu, Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali. Janë tre politikanë që mbulojnë zona të ndryshme të drejtimit politik. Zona zgjedhore e Tiranës është shumë e madhe dhe nuk mund të jetë një njeri i vetëm që mund ta drejtojë.
Roland Qafoku: Kjo nuk është goditje ndaj zotit Veliaj?
Erion Braçe: Jo nuk është. Sa më shumë njerëz të këtë të përfshirë aq më e madhe është skuadra dhe më mirë bëhet puna. Veliaj është nën sulm, kjo është e dukshme, por duhet t’i përballojë dhe të mos shpërqendrohet. Unë mendoj se ai duhet të fokusohet tek puna pasi Tirana është një qytet që ka nevoje për shërbime të përditshme”, u shpreh Braçe për Dritare Tv/K.K Dritare.net