Partia Demokratike ka nisur të mendojë për zgjedhjet e vitit 2025 menjëherë pasi kreu i saj Sali Berisha, nën akuzë për dosjen e aferës “Partizani” nga SPAK doli nga arresti shtëpiak gati njëvjeçar.

Berisha ka mbledhur strukturat drejtuese për t’u caktuar detyrat për zgjedhjet e ardhshme, ku janë caktuar grupet e punës për qarkun e Tiranës.

Grupi i punës përbëhet nga 36 funksionarë të PD dhe kryesohet nga Belind Këlliçi. Mes tyre janë deputetët Jorida Tabaku, Edi Paloka, Asllan Dogjani, i cili është nën akuzë nga SPAK, Albana Vokshi apo Dhurata Çupi.

Por edhe emra ish-deputetësh si Arben Ristani, Myslym Murrizi, apo edhe djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauku, Dorjan Teliti, Keltis Kruja, Ardiana Kalaja, Ilda Zhulali, Klevis Balliu dhe të tjerë.