Amber Heard është në pritje të fëmijës së dytë.
Pas divorcit, Amber Heard ka qenë në një marrëdhënie me fotografen Bianca Butti, por marrëdhënia mes tyre është raportuar të ketë përfunduar në fillim të këtij viti. Tani, duket se aktorja është e lumtur me pritjen e një fëmije.
“Është ende herët, ndaj nuk duam të japim shumë detaje në këto momente. Amber është e lumtur për veten dhe Oonagh Paige”, tha për People përfaqësuesi i saj.
Aktorja e “Aquaman” është nënë e një vajze, tre vjeç. Ajo erdhi në jetë në prill 2021.
38-vjeçarja ishte e martuar me Depp nga viti 2015-2018. Ata patën një divorc të bujshëm dhe një gjyq të hapur në vitin 2022.
Aktualisht ajo jeton në Spanjë. Ylli i filmave duket se nuk ka nisur lidhje të re pas ndarjes me aktorin. Nuk dihet nëse ajo ka zgjedhur metoda alternative për shtatzëninë apo ka një partner.
Gjyqi i saj dhe i Depp në vitin 2022 ishte kryefjalë e mediave. Amber u gjobit me 10 milionë dollarë si kompensim për aktorin dhe 350.000 të tjera si ndëshkim, për të cilat ajo tha se nuk i kshte. Juria i dha asaj 2 milionë dollarë për kundërpadinë ndaj Depp.
Vitin e shkuar, Amber tha për Deadline se karriera e saj nuk do të njolloset nga jeta personale.