Eduart Kuqi, ish-konkurrent i “BBVK”, u largua nga ky i fundit pak javë më parë me dëshirë të plotë. As në momentin e daljes nga shtëpia dhe as në puntatën e ardhshme që ishte i ftuar në në studio ai nuk e tregoi arsyen e vërtetë të largimit të tij.

Mirëpo gjatë një interviste të zhvilluar mbrëmjen e djeshme ai i ka rrëfyer të gjitha ku ka thënë:

“Arsyeja ka qenë që unë merrem që dhjetë vite me kriptovaluta, e tregtoj marketin. I kam lënë disa pozicione jashtë që nuk kam mundur t’i mbyll. Paratë e mia kanë qenë në lëvizje tërë kohën”, u shpreh ai.

Në anën tjetër theksoi: “Ka qenë problemi se kur të kap stresi dhe ankthi që nuk e di se çfarë po ndodh me botën e jashtme, më kapi stresi dhe kam qenë goxha me një investim të madh. Dhe për atë kam dashur të dalë e t’i rregulloj. Nuk i besoj askujt”.