Kryeministri, Edi Rama po zhvillon ditën e sotme konferencën e fundvitit me gazetarët.
Kjo konferencë e Ramës mesa duket ka ngjallur interes edhe për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Berisha është “kapur mat” teksa ndjek live në “Facebook” konferencën e Ramës.
Ai ka hyrë live për të ndjekur në “Facebook” konferencën e fundvitit së bashku dhe me qytetarë të tjerë.