Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Kamilla kanë marrë pjesë në një panair të komunitetit vendas në Waltham Forest Town Hall, të cilët ofrojnë ndihma dhe mbështetje për refugjatët në Britani.

Gjatë vizitës së tyre në panair, Mbreti Charles III dhe Mbretëresha janë ndalur për një moment në tryezën ku ndodheshin vajza shqiptare. Teksa po shihnin sendet e ekspozuara mbi tavolinë dhe të mahnitur nga veshjet kombëtare shqiptare, Mbreti zhvilloi dhe një bisedë të shkurtër me vajzat shqiptare. Charles III i pyeti se kur kanë mbërritur në Angli dhe a janë penduar që kanë shkuar. Ndërsa i tregojnë veshjet tradicionale të Shqipërisë ato shprehen se ishte kënaqësi që ndodhen aty dhe po përpiqen të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda:

Charles III: Kur keni ardhur në këtë vend, sa kohë më parë?

Vajza shqiptare: 5 vite.

Charles III: Pesë vjet! Nuk jeni penduar apo jo? Pra ju mblidheni bashkë rregullisht në komunitet?

Vajza shqiptare: Është kënaqësi, po përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kjo është pjesë e Shqipërisë, heroi Shqipërisë!