Ndërtesa ku është vendosur ambasada e Shqipërisë në Kiev është prekur nga sulmet ajrore ruse që kanë pasur në shënjestër kryeqytetin ukrainas gjatë orëve të fundit.
Mnistria e Jashtme bëri me dije se janë dëmtuar pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës shqiptare dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Më herët u raportua se sulmet me raketa të Rusisë kanë dëmtuar edhe ndërtesën ku ndodhet ambasada e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e RMV njoftoi se personeli diplomatik i pranishëm në ambasadë, nuk është lënduar. Në reagimin e saj, ministria dënoi ashpër sulmet me raketa të kryera nga ushtria ruse.