Gazetari Arjon Sulo është shprehur se lirimi i Berishës nga ‘arresti shtëpiak’ nuk do të thotë se opozita do të fitojë zgjedhjet e vitit 2025.
Ai tha se edhe sikur Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, Jezu Krishti apo Profeti Muhamed të vijnë në Shqipëri, nuk e rrëzojnë dot kryeministrin Edi Rama.
Sulo tha gjithashtu se Berisha është liruar nga ‘arresti i shtëpisë’, por jo nga akuzat, gjë që sipas tij, mund të ndikojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
“Unë mendoj se jo Berisha të dalë nga arresti shtëpiak, por edhe Trump të vijë në Shqipëri, nuk i fiton dot zgjedhjet. Më mirë të themi çfarë kemi, sesa të futemi të sëmurë në zgjedhje dhe të themi pas zgjedhjeve ‘na i vodhën prapë’.
Ne themi u lirua Berisha, por ai është liruar nga arresti dhe jo nga akuzat. Meta vijon të jetë në ‘arrest me burg’. Kemi rastet e tjera për 21 janarin për Berishën. Nuk ka të bëjë Berisha, Theçer, Trump. Edhe Jezusi të vijë, Muhamedi, Trump, nuk e rrëzon dot Ramën”, tha Sulo në A2.