Gjirokastra mbrëmjen e sotme ka ndezur dritat e bredhit simbolik të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Kryeministri Edi Rama ndau momente nga festimet e qytetarëve.
Atmosferës së festimeve iu shtuan edhe fishekzjarret si dhe këngët e fëmijëve.
Pazari karakteristik, komplekset muzealë, rrugët e kalldrëmta si dhe pjesa moderne e qytetit tashmë janë zbukuruar nga dekori shumëngjyrësh i festave, ndërsa Gjirokastra pret që në këtë atmosferë festash të vazhdojë të jetë destinacion tërheqës për turistët.