Richard Grenell, i cili para pak ditësh është nominuar nga presidenti i zgjedhur, Donald Trump, emisar për misione të veçanta në botë, ka reaguar sërish në lidhje me mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Në profilin e tij në llogarinë “X”, Grenell ka shpërndarë deklaratën e kryeministrit Rama, i cili në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen peng nga Gjykata Speciale.