Zv-kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e quan një arritje të madhe hapjen e Unazës së Madhe të Tiranës.
“Hapet Unaza e Madhe e Tiranës.
Projekti më i rëndësishëm e shumëpritur infrastrukturor për kryeqytetin, por jo vetëm, tashmë është i aksesueshëm.
Një vepër e cila lidh Tiranën me tre akset kryesore rrugore të vendit, e që do të ndihmojë njëkohësisht edhe në shpërndarjen dhe lehtësimin e qarkullimit në kryeqytet.
Një tjetër premtim i mbajtur. Vazhdojmë përpara për të përmbyllur të tjera kantiere që qytetarët mezi po i presin”, shkruan ajo, ndërsa ka postuar disa foto nga inagurimi i hapjes së Unazës së Madhe, krah kryeministrit Edi Rama.