Regjisori dhe aktori i njohur shqiptar Mevlan Shanaj ka rrëfyer historinë prekëse të aktorit Mihal Stefa, një emër i njohur më shumë nga personazhet për publikun shqiptar.

Në një intervistë për “Exlusive”, Shanaj tregoi sesi aktori i madh Mihal Stefa, jetonte i vetëm në një shtëpi kartoni.

– Çfarë arriti të përçonte te ju Mihal Stefa, teksa interpretonit së bashku te ‘I teti në bronx’?

Mevlan Shanaj: Ai ishte një aktor i madh, e kam thënë, ka aktor të madh, i tillë ishte Mihal Stefa. Mihali kishte rolin e babait dhe vjen një çast takon djalin dhe nxjerr nga dy mollë.

Se kisha dëgjuar më dha një emocion të brendshëm, kur dola në punë si regjisor. Ka qenë dëshira ime të bëja një dokumentar për Mihal Stefën.

Shkova në shtëpinë e tij, shtëpi gati në mjerim, me shtëpi me karton. Nuk e bëra dot, se nuk xhirohej. Ka qenë aktor i madh, aktor shumë i madh.