Në një konferencë të përbashkët në Bruksel, në krah të kryeministrit Rama, Komisionerja për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në BE, Marta Kos, deklaroi se hapja e grupkapitullit të 6-të, që lidhet me marrëdhëniet me jashtë, është një sinjal gjeopolitik për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Kos i bëri thirrje Shqipërisë që të vazhdojë me përkushtim në përmbushjen e detyrave për të përmbyllur me sukses procesin e negociatave.

Ajo nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së të gjitha grupeve të interesit, përfshirë qeverinë, Parlamentin dhe shoqërinë civile, për të siguruar një konsensus të gjerë kombëtar.

“Kam besim në vendosmërinë Shqipërisë për të punuar fortë për këto negociata dhe mbështetëm te ju që të jeni të përkushtuar për të gjitha reformat për këtë proces dhe duke parë konsensus kombëtare dukë përfshirë jo vetëm qeverinë, Parlamentin, por edhe shoqërinë civile, çdo individ dhe çdo qetet. Negociatat janë siç ju e thatë, një proces që do ketë një impakt pozitive për shoqërinë dhe ekonominë duke sjellë përfitime për ta”, theksoi ajo.

Kos përfundoi duke shprehur besimin se negociatat do të kenë një impakt pozitiv dhe të qëndrueshëm për Shqipërinë, duke kontribuar në avancimin e mëtejshëm të vendit në rrugën e tij drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Marta Kos: Për sa i përket negociatave dhe hapjes së grupkapitullit të parë, tashmë negociatat janë të hapura dhe ne hapim grupkapitullin e 6-të për marrëdhëniet me jashtë.

Shpresoj që Presidenca polake të vazhdojë përpjekjet në të ardhmen. Dje folëm për disa statistika ku mbyllëm 8 kapituj me Malin e Zi dhe sot ishim me Zotin Rama dhe do të fillojmë edhe me mbylljen e mandatit tim 5 vjeçar.

Ky vendim i sotëm është një sinjal i qartë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, se zgjerimi mbetet një prioritet për Bashkimin Evropian dhe ne jemi të përkushtuar të arrijmë rezultate të tjera dhe të forcojmë Unionin tonë në banzë të ndryshimet gjeostrategjike që po ndodhin.

Në këtë kontekst ndërkombëtar, hapja e negociatave për grupkapitullin e 6-të ka një rëndësi gjeostrategjike dhe përçon një sinjal gjeostrategjik dhe është një njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE-së si një partner i qëndrueshëm dhe i vlefshëm.

Duke hapur kapitujt për këtë temë, ne flasim për temat e marrëdhëniet me jashtë dhe këto tema forcojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në BE dhe në kufijtë e Bashkimit Evropian, ku Shqipëria vepron si një aktor i rëndësishëm përkrah BE-së. Për sa i përket veprimit tonë të jashtëm, jemi për të mbrojtur interesin tonë dhe duke promovuar vlerat e përbashkëta me vendosmëri të lartë.

Kam besim në vendosmërinë Shqipërisë për të punuar fortë për këto negociata dhe mbështetëm te ju që të jeni të përkushtuar për të gjitha reformat për këtë proces dhe duke parë konsensus kombëtare dukë përfshirë jo vetëm qeverinë, Parlamentin, por edhe shoqërinë civile, çdo individ dhe çdo qetet.

Negociatat janë siç ju e thatë, një proces që do ketë një impakt pozitive për shoqërinë dhe ekonominë duke sjellë përfitime për ta.