Reagimi i pritshëm i Realit të Madridit pas tri humbjesh në pesë ndeshjet e para në Ligës së Kampionëve erdhi në Bergamo, në atë që cilësohej një transfertë delikate. Me një sakrificë kolektive në fushë, me kilometrat e shumta që përshkoi (më shumë se rivali si rrallëherë) dhe ngjalljen e treshes së sulmit “BMV” (Bellingam, Mbape e Vinicius), Reali tregoi se është një gabim trashanik ta përjashtosh atë nga gara.
të fundit pasqyrojnë në statistika hapin përpara në drejtimin e Xhud Bellingam. Pas një nisje anonime të sezonit, nga nëntori Bellingam është kthyer ai i sezonit të kaluar, që shënon rregullisht. Vinicius është një armë më shumë në fushë, duke përmbushur gjithmonë detyrimet në sulm, por duke dhënë një kontribut edhe në mbrojtje që bëjnë që të jetë një nga lojtarët që bën më shumë kilometra.
Edhe Mbape ka bërë progres. Pavarësisht kritikave për dy penallti të humbura, francezi ka dhënë sinjale pozitive. Dy golat radhazi ndaj Gironës dhe Atalantës janë një tjetër sinjal. Te Reali shpresojnë që dëmtimi i tij të mos frenojë kurbën në ngjitje.