Lulzim Basha, i ftuar në Report TV evidentoi dy grupimet që i shkojnë pas Sali Berishës. Të parët sipas tij janë militantët kamikazë, ndërsa pjesa tjetër janë ata që luajnë rolin e hipokritit.

“Një pjesë që shkojnë tek Berisha kanë zi, e maskojnë si betejë për parime.

Ata që kanë shkuar pas kanë shkuar si kamikazë. Kur bën këtë rol njerëzit po largohen protestë pas proteste. Grupi i dytë ka pranuar të luajë rol si hipokritë. Gjithçka që bëhet për të ndihmuare Berishën bëhet për të ndihmuar Edi Ramën.

Është zhytur në një hipokrizi, por do ketë datë skadence më të shpejtë sesa kamikazët.

Demokratët meritojnë një përpjekje serioze për të shkulur një qeverisje të korruptuar.

Këtë përpjekje e ofrojnë demokratët euroatlantike”, tha Basha.

Ai ndërkohë përjashtoi çdo mundësi për një bashkëpunim me Sali Berishën për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Sipas tij kjo do ishte një tradhti e hapur ndaj qytetarëve.

“Të bashkëpunosh me Berishën, është si të kapësh veshin e majtë me dorën e djathtë për të bashkëpunuar me Edi Ramën.

Bashkëpunim me bashkëjetuesin politik të Edi Ramës do ishte tradhti e hapur ndaj qytetarëve.

Kjo do ishte fatale për demokracinë shqiptare. Duan të rikthejnë monopolin. Jemi këtu për të bërë gjithçka që ky skenar të pamundësohet”, u shpreh Basha.