Pas Zelandës së Re edhe në Australi ka mbërritur viti 2025. Qytetarët u mblodhën për të ndjekur nga afër spektaklin e fishekzjarreve të cilat ndriçuan qiellin.

Njerëzit në mbarë globin po bëhen gati për t’i thënë lamtumirë 2024-ës me një sërë festimesh. Kombi ishullor i Kiribati në Oqeani ishte vendi i parë në botë që hyri në vitin 2025. Kombet e fundit që do të mirëpresin vitin e ri do të jenë ishujt e pabanuar të Baker dhe Howland.