Është padyshim ndër më të mirët e historisë së futbollit, për të mos thënë më i miri.
“Ylli” argjentinas Lionel Messi duket se nuk e njeh “plakjen”, teksa ka regjistruar një tjetër arritje të madhe në Amerikën e largët, me “Pleshtin” argjentinas që është shpallur lojtari më i miri i këtij sezoni në MLS.

“La Pulga” dërgoi plot 23 herë topin në rrjetë, si dhe asistoi 13 herë shokët e tij të skuadrës, të gjitha këto në vetëm 25 ndeshje, ashtu si në kohët e lavdishme të “Katalanasit” e Barcelona, mirëpo këtë herë skuadra nuk bëri një arritje të madhe, duke u eleminuar në fazën e 1/8-ve të MLS Playoff Cup.