Dhjetëra militantë të Partisë së Lirisë, me në krye Tedi Blushin e Erisa Xhixhon po protestojnë para SPAK. Nga qelia, Ilir Meta ka mobilizuar partinë në protesta kundër SPAK.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi po mban fjalën në protestë, ku thekson se SPAK është shkatërruesi përfundimtar i reformës në drejtësi.
Blushi: “Ky institucion me veprimtarinë e tij i ka shërbyer verbërisht këtij narkoregjimi, jemi sot këtu sepse Spak është shkatërruesi përfundimtar i reformës në drejtësi dhe i çdo shpresë të shqiptarëve të lirë dhe të ndershëm për barazi para ligjit, para instiucvuo9ni që sot prodhon vetëm padrejtësi dhe përndjekje politike dhe policeske para opozitës, sot është bunkeri i fundit i narkoqeverisë që po mbron dhe jep imunitet korrupsion9it skizofrenik. Sot jemi këtu”
Forca e policisë janë në gatishmëri pranë Prokurorisë së Posaçme.
Kësaj proteste nuk i është bashkuar aleati Sali Berisha e zyrtarë të lartë të PD.
Ndaj Metës është caktuar masa arrest me burg, në kuadër të hetimit të SPAK për lobimin e LSI në SHBA dhe aferën Cez-Dia.