Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët dhe të ftohtë, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jenë zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.
Kosova
Republika e Kosovës do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -5°C vlera më e ulët deri në 10°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës me shpejtësinë deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor.
Maqedonia e Veriut
Pritet një rritje e lehtë e vlerave barike duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në të gjithë republikën e MV. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja, të sjellin vranësira më të shpeshta në territor, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në Verilindore dhe Juglindore, megjithatë nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur duke u luhatur nga nga -5°C vlera minimale deri në 12°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor.
Evropa
Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në Jugperëndim të kontinentit me ndikim deri në qendër do të sjelle reshje intensive në gadishullin Iberik, ishujt britanikë si edhe në Francës jugore. Po ashtu Europa Veriore do të mbetet nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë prezente ndërsa vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme kontinentale në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të pakta.