Florida do të ndalojë të miturit nën moshën 14 vjeç të kenë një llogari në mediat sociale. Ligji pritet të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2025.

Platformave të mediave sociale do t’u kërkohet të mbyllin çdo llogari që ata dyshojnë se mbahet nga një fëmijë nën 15 vjeç, me një periudhë apelimi 90-ditore.

Llogaritë në pronësi të fëmijëve nga mosha 14 deri në 15 vjeç do të kenë nevojë për lejen e prindërve ose të kujdestarit për t’u mbajtur.

Sipas mediave të huaja, prindërit do të duhet të kalojnë një proces për të verifikuar identitetin e fëmijës, por ligji thotë se çdo informacion personal i mbledhur gjatë këtyre proceseve nuk do të ruhet.

Ai gjithashtu lejon që të ndërmerren veprime kundër çdo platforme të mediave sociale që shkel ligjin.

Kufizimi i të miturve në përdorimin e mediave sociale është një masë që po konsiderohet nga shumë shtete. Pak kohë më parë Australia ndaloi rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç, teksa edhe Suedia po e mendon një hap të tillë.