Gazetari Anri Bala dhe dy deputetët e PD, Luan Baçi dhe Dashnor Sula janë përfshirë në një debat të ndezur në studion e News24 në lidhje me protestën e djeshme të opozitës.

Bala ngriti pikëpyetje mbi pretendimet e opozitës për sjelljen e policisë, duke vënë në dyshim karakterizimin e tyre. “Si qenka policia e armatosur? Nuk janë kriminelë ata!” tha Bala.

Sula reagoi ashpër, duke e akuzuar gazetarin për mungesë objektiviteti: “O çun, nuk je në vete fare!” Ndërsa Bala insistoi: “Jam në vete,” Sula vijoi të këmbëngulë: “Nuk je në vete pra.”

Në vijim të debatit, Bala kritikoi sjelljen e disa figurave të opozitës, duke përmendur Flamur Nokën. “Më vjen keq që Flamur Noka bën pis zotin Baçi dhe Sula,” deklaroi ai, duke iu referuar përfshirjes së tij në përplasje fizike me policinë.

Baçi kundërshtoi me tone të forta, duke e quajtur këtë qasje “të dalë boje.” Ai theksoi: “Nuk na bën pis ai. Ku e gjuajti policin, po kur e gjuan polici atë?”

Bala ndërhyri, duke pyetur: “Në cilin vend e keni parë që kur i gjuan policit nuk të gjuan?” Ndërkohë, Baçi iu përgjigj me një akuzë të re ndaj policisë: “Ata nuk janë policë, janë patronazhistë.”