Kjo video po bën xhiron e rrjetit. Është transmetuar në kanalin më të ndjekur në New York, Abc7 dhe është ripublikuar

nga gazetari Blendi Fevziu i cili kërkon të dijë më shumë informacion. Shumë pretendojnë se gruaja në video është Parashqevi Simaku, këngëtarja gjeniale e muzikës shqiptare.

Episodi i transmetuar ka në qendër vullnetarë që japin çanta shpine me ndihma, kryesisht për nënat dhe fëmijët në nevojë

Parashqevi Simaku ka lindur në shtatorin e 1966 dhe ka dalë për herë të parë në skenën e Festivalit të Këngës në vitin 1983, kur ishte 17 vjeçe. Vinte nga Kavaja, nga një familje e thjeshtë, për të fituar besimin dhe admirimin e publikut që në daljet e para.

Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-t i Këngës në “RTSH”) zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”, gjithashtu më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në “RTSH” me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako. Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh. Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në “RTSH” si e ftuar. Ikona e muzikës shqiptare e la Shqipërinë në vitin 1992 për të filluar një tjetër jetë përtej oqeanit, në Amerikë.