Metereologët në Greqi kanë paralajmëruar se këto Krishtlindje, priten të “ngrohta”, por me stuhi shiu.
Sipas postimit të fundit të meteorologut Giorgos Tsatrafillias Krishtlindjet e këtij viti sipas sipas qendrës evropiane dhe asaj amerikane do të jenë të ngrohta.
Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 2 gradë mbi normalen, por do të ketë reshje shiu dhe bore, raportoi meteorologu i njohur.
Po ashtu, meteorologu grek Clearchos Marousakis ka folur për parashikimin e motit dhe ka paralajmëruar fenomene të rënda moti.