Opinionistët e ‘Big Brother Vip Kosova’ janë përfshirë në një debat mes njëri-tjetrin dhe shkak për këtë është bërë publikimi i një imazhi të një prej banoreve të shtëpisë. Ishte Milaim Zeka ai që shkaktoi debate në rrjet pasi në Instagram-in e tij zyrtar u publikua një foto e banores, Leila, teksa qëndronte e ulur në divan në një pozicion të papërshtatshëm para kamerave.

Në postimin e tij, Milaim Zeka shkruante “Hapet televotimi” krahas një fotografie ku Lela shfaqej në shtëpi, duke lënë të kuptohet një nuancë ironike dhe të papërshtatshme.

Pas këtij postimi Olta reagoi menjëherë, duke e cilësuar si të turpshëm dhe të papranueshëm, veçanërisht duke pasur parasysh moshën dhe pozitën e Milaimit.

“Sa gjest i vogël të përfitosh nga dobësia e një gruaje. Fshehurazi, pas krahëve ndërkohë që ajo nuk është as e vetëdijshme për situatën. Rendohet ky veprim e bëhet i pafalshëm kur vjen nga një burrë, i cili është dhe pjesë e produksionit. A të ka hije Milaim, në këtë moshë, me familje e fëmije, të perfshihesh në shaka seksuale si para-adoleshent? Kjo situatë na kujton edhe njëherë se sa lehtë figurat publike, sidomos gratë, mund të bëhen objekt kritikash të padrejta. Është e rëndësishme të kemi mirëkuptim dhe mirësi, edhe në platforma publike si reality show. Askush nuk meriton të ndihet i turpëruar apo i poshtëruar për diçka kaq të pafajshme, sidomos nën presionin e madh të të qenit të filmuar 24/7. S’ka asgje qesharake apo të dënueshme në këtë pafajësi”.-shkruan Olta në postimin e saj.