Ditën e sotme është zhvilluar takimi përmbyllës i këshillimit kombëtar me mësuesit e prindërit për masat ndaj Tik – Tok dhe sigurinë e fëmijëve në tërësi ku edhe është prezantuar Plani i ri i Veprimit në shkolla, për të rritur sigurinë në institucionet arsimore.
Të pranishëm në këtë takim ka qenë kryeministri Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Në fjalën e tij para të pranishmëve dhe qytetarëve që e kanë ndjekur përmes ekranit, kryeministri Rama është shprehur se Ministrja Manastirliu ka mbështetjen e tij në rrugën e reformave në sektorin arsimor.
Lidhur me vendimin për mbylljen e “TikTok” pas konsultimeve e takimeve të shumta me prindër e mësues ku mbi 90% u shprehën pro, edhe kreu i ekzekutivit theksoi në fjalën e tij se është plotësisht dakord.
Rama tha se është besimplotë që Ministrja Manastirliu do transformojë sistemin arsimor ashtu sikurse bëri gjatë detyrës së saj si ministre e Shëndetësisë. (Lexo.al)