Tensione gjatë protestës së opozitës edhe tek rruga e Elbasanit.

Policia po tenton të shpërndajë protestën teksa ka hasur në përplasjen e deputeti Flamur Noka dhe protestuesve të tjerë. Noka ka shtyrë disa prej policëve, teksa ka qëlluar njërin prej efektivëve me grusht.

Më herët aty ishte dhe Sali Berisha por me një grup të vogël u zhvendosën te Bashkia e Tiranës.

‘Nuk të pyes ty as ministrin tënd, as Edi Ramën. Do më tregosh mua ti?!’, i ka thënë Noka njërit prej efektivëve të policisë.

‘Mu zhduk’, i ka thënë një tjetri.

Ndërsa një prej protestuesve ka tentuar të qetësojë Nokën duke i thënë: Qetësohu Flamur!