“Votat e diasporës të numërohen nga KQZ kurse partitë politike të kenë statusin e vëzhguesit.”

Ky është qëndrimi i Partisë Socialiste lidhur me procesin e numërimit të votave të diasporës për zgjedhjet e 11 majit

Njoftimi i plotë:

Sqarim referuar komenteve në media rreth qëndrimit të Partisë Socialiste për numërimin e votave të diasporës:

Partia Socialiste ka mbajtur qëndrimin se ja beson plotësisht procesin e numërimit të votave të diasporës administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. PS ka kërkuar që partitë politike të mos kenë të drejtë të numërojnë votat në KQZ por të kenë statusin e rolit të vëzhguesit nga afër për të gjithë procesin e numërimit të këtyre votave që mbërrijnë përmes shërbimit postar.