Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Himarë për shpërndarjen e titujve të pronësisë për shtëpitë e trashëguara. Rama u shpreh se procesi i hipotekimit të gjithë shtëpive të trashëguara ndihmon në forcimin e ekonomisë të së nesërmes.

Më tej, kryeministri foli edhe për bonuset e pensioneve, i cili sipas tij është fillimi i një procesi të përfshirjes së pensionistëve në rritjen ekonomike të vendit. Ai foli edhe për bonusin e pranverës, ku tha se pensionistët që marrin nën 200 euro pension do të marrin 100 euro bonus, ndërsa për ata që marrin mbi 200 euro pension, bonusi do të jetë 50 euro.

“I kemi të gjitha arsyet të jemi optimist për të nesërmen. Me hipotekimin e gjithë shtëpive të trashëguara po forcojmë ekonominë e së nesërmes. Do krijojmë premisa më të forta për një qëllim gjithëpërfshirës. Ky vit mbyllet me një akt për pensionistët. Prej rritjes ekonomike, po i përfshijmë si grup që skanë parë anjë gjë nga kjoo rritje. Bonusi i dhënë për ketë fundvit është fillimi i një procesi të përfshirjes së pensionistëve në rritjen ekonomike të vendit. Kemi caktuar dhe bonusin e pranverës, i cili do jepet përmes një fondi të hapur nga qeveria në Bankën e Shqipërisë. Nën 200 euro pension bonusi do jetë 100 euro, ndërsa mbi 200 euro pension, bonusi do të jetë 50 euro.”, tha Rama gjatë fjalës së tij në takim.