Fituesit e festivalit Fest 68, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca nga grupi “Shkodra Elektronike” ishin te ftuarit e kryeministrit Rama ne Podcastin ‘Flasim” ku zbuloi se prej shumë kohësh nuk e ndjek Festivalin e RTSH. Kreu i qeverise nuk e zbuloi arsyen e vendimit te tij por tha me bindje se nuk ka për ta bërë ndonjëherë.
“Ende nuk e kam dëgjuar plotësisht këngën dhe prej shumë e shumë kohësh nuk e kam ndjekur Festivalin.
Mos më pyesni pse, qysh, tek sepse është ndoshta bisedë e gjatë. E di që nuk kam dhe nuk pretendoj të kem të drejtë, por ja kështu është nuk e kam ndjekur.
Për hir të vërtetës kur nuk e ndoqa edhe këtë herë, nuk besoj se kam për ta ndjekur ndonjëherë”, u shpreh Edi Rama gjatë bisedës me Beatriçe Gjergjin dhe Kolë Lacës.
Më tej Rama theksoi se nuk ka rëndësi mendimi i tij rreth Festivalit, por mendimi dhe eksperienca e fituesve.
“Por kurrë mos thuaj kurrë, por nuk jemi këtu për mua dhe nuk ka pikë rëndësie se çfarë mendoj unë, apo çfarë them unë për Festivalin. Rëndësi ka se çfarë thoni ju për krijimtarinë tuaj dhe këtë eksperiencë sepse jeni fituesit.
Përpara ka pasur raste kur fituesi apo fituesja kanë qenë kontroversë, ose kanë krijuar kundërshti në mjedisin publik, por këtë herë ka një konsenus që fituesit janë fituesit. Kështu që akoma më mirë”, shtoi Rama.
‘Shkodra Elektronike’ u shpallën fitues të edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës me këngën ‘Zjerm’. Ata do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2025, i cili do të mbahet në Bazel të Zvicrës.
Performanca e Shkodrës Elektronike mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora dhe grumbulloi 143 pikë në total. Votës përfundimtare iu bashkua 50 % vota e jurisë dhe 50 % vota e publikut e diasporës.