Eli Malaj është një prej këngëtareve më të suksseshme e që na ka bërë ta njohim si një grua të fortë e të hareshme, por këtë herë ka treguar një anë tjetër të sajën. Në një intervistë për “Prive” ajo ka rrëfyer për herë të parë ndarjen e prindërve dhe sakrificat e nënës së saj.
Nëna ime ka qenë 24 vjeçe kur është ndarë me babin. Babai është martuar me një zonjë të mrekullueshme, bëri dy fëmijë, i rriti si drita, por nuk patëm fatin të njihnim njëri-tjetrin se janë rritur larg. Nuk jam e penduar, jetës kurrë nuk i dihet por shyqyr që jam rritur me nënën. Nëna ime ka një edukatë dhe është pak t’i thuash burrneshë. 24 vjeçe dhe mos t’u sjellë asnjë shqetësim fëmijëve sepse fëmija nuk mundet të zgjedhë, s’ka forcë, s’ka takat, vetëm nëna ime e ka bërë.
E prekur, Eli shton se familjarët i kanë përbuzur e madje fyer me epitete të rënda. Ajo tregon se e ëma kurrë s’e shkeli krenarinë e saj dhe ia doli që me shumë vuajtje, dy fëmijët të gjenin rrugën e jetës e tashmë ia kanë shpërblyer.
Nëna ime ishte zonjë, rriti dy fëmijë, ka shitur gjak, i binte të fikët në rrugës. S’e kam thënë asnjëherë në intervista, nuk është viktimizim. Kjo është çka kaloi nëna ime dhe nëna e shumëkujt, por sa nëna ka që vuajnë?