Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar shortin e kualifikueseve të Botërorit. Në grupin K përfundoi Shqipëria dhe Serbia, për këtë Vuçiç dha opinionin e tij.

Presidenti i Serbisë mendon se sfida e parë në Tiranë do të jetë problem, ndërsa e konsideron përfaqësuesen shqiptare të fortë.

“Marrëdhëniet me shqiptarët janë shumë më mirë tani. Do të ketë pasion, i yni do të fitojë. Kanë një skuadër të fortë, solide, serioze, por Serbia është më e fortë, do të fitojmë. Ne kemi një kalendar të mirë. Ndeshja e parë do të jetë problem”, tha Vuçiç për mediat serbe.